UEFA i beson edhe ndeshjen e Dinamos në Slloveni

0%

Ivar Orri Kristjanson do të gjykojë ndeshjen Aluminij-Dinamo Siti në Slloveni. Ky takim vlen për turin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërsa merr jetë më 23 korrik prej orës në “Stadion Ljudski vrt” të Mariborit. Kristjanson është 37 vjeç. Sa i përket këtij edicioni, do të jetë hera e dytë që gjykon një ekip shqiptar.

Islandezi gjykoi sfidën e parë Kauno Zalgiris-Drita(1-1) në turin e paë të Ligës së Kampioneve. Tashmë është radha e Dinamos. Katër gjyqtarët do të jenë nga Islanda, ndërsa vëzhguesi i Uellsit dhe delegati nga Holanda. Aluminij shkon në këtë përballje pas humbjes me Sherif Tiraspol, ndërsa Dinamo duke qenë se eliminoi Astanën.

Gjyqtarët e Aluminij – Dinamo Siti Gjyqtari kryesor: Ivar Orri Kristjanson (Islandë) Asistent i parë: Birkir Sigurdarson (Islandë) Asistent i dytë: Gylfi Mar Sigurdson (Islandë) Gjyqtar i katërt: Þórður Þorsteinsson Þórðarson (Islandë) Vëzhguesi i UEFA: Simon Lee Evans (Uells) Delegati i UEFA: Jeroen Roest (Holandë)

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot