“Bekimi më i madh”: Vasfije Krasniqi me rrëfimin emocional, tregon se

0%

Gruaja që u bë zëri i të dhunarave gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka ndarë historinë e saj se si u bë nënë për herë të parë. “Para 25 vitesh u bëra nënë për herë të parë.Isha vetëm 18 vjeçare, kur mora rrugën e mërgimit drejt SHBA-së. Gjithçka ishte e panjohur për mua.

Isha larg familjes, larg bashkëshortit dhe përballë një lindjeje jashtëzakonisht të vështirë”, shkroi ajo. Krasniqi Goodman, tutje rrëfeu se si stafi mjekësor amerikan e mësoi shpejt shprehjen e përdorur shpesh në popullin shqiptar “Oh nanë, deka”. “Stafi mjekësor e mësoi shpejt shprehjen time: “Oh nanë, deka!”, sepse për orë të tëra e përsërisja sa herë më kapnin dhimbjet.

Por kjo kokëfortësia ime nuk donte të vinte lehtë në këtë botë. Në fund, u linde me vacuum delivery”. E mbijetuara nga krimet e Serbisë, tutje në postimin në Facebook, deklaroi se kur vajza i erdhi në jetë të gjitha dhimbjet ju ndalën, ndërsa për emrin u frymëzua nga një këngë, përcjell Sinjali. “Në çastin që erdhe në jetë, të gjitha dhimbjet mu ndalën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sapo kisha mbushur 19 vite, dhe m’u plotësua dëshira ime më e madhe: të bëhesha nënë e një vajze. Të pagëzova, Alisa, frymëzuar nga kënga e Nexhat Osmani”. Krasniqi Goodman, përmendi edhe traumat e përjetuara gjatë luftës, ku tha se përkundër tyre bëri më të mirën që mundi për ta rritur vajzën. “Të rrita mes shumë sfidash.

Edhe pse isha e martuar, për shkak të misioneve të shumta të babait tënd gjatë 13 viteve të para të martesës sonë, shpesh isha si një nënë e vetme. Bëra më të mirën që munda, ndërsa përballesha edhe me plagët dhe traumat e mia. Që e vogël, të ra barra të kujdeseshe për një nënë që jetonte me ankth dhe PTSD të rëndë. Ndoshta nuk e kisha mundësinë të isha nëna e përsosur që doja të isha.

Nëse do të kisha qenë qoftë edhe 50% më shumë nënë sesa munda atëherë, sot do të ndihesha më e lumtur. Megjithatë, ti u rrite duke u bërë një grua e fortë, e mençur, e përkushtuar ndaj familjes dhe një nënë e mrekullueshme”.

Burimi: sinjali.com