Statistikë, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Gjithçka

0%

Kombëtarja e Spanjës do të përballet me Argjentinën në kuadër të finales së madhe të Kupës së Botës 2026. Argjentina do të tentojë ta mbrojë titullin e epitetit të kampionit të botës, ndërsa Spanja me dominimin që ka bërë gjatë tërë turneut ka për synim të bëhet ekipi më i fortë në botë.

Mungesat e dy skuadrave : Spanja nuk ka asnjë mungesë pasi të gjithë yjet pritet të jenë gati për ta dëshmuar kualitetin nën urdhrat e Luis de la Fuente. Faktikisht, vetëm Mikel Merino pritet të jetë në stol dhe më pas të hyjë në pjesën e dytë, me synimin për ta bërë ndryshimin në rast që nevojitet sikurse ndaj Portugalisë dhe Francës.

Ndërsa, e njëjtë situata pritet të jetë edhe te Argjentina. Përzgjedhësi Lionel Scaloni nuk ka asnjë lëndim andaj pritet të hyjë me formacionin e njëjtë që luajti ndaj Anglisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Formacionet e mundshme: Spanjë (4-2-3-1): Simon; Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro; Ruiz, Rodri; Baena, Olmo, Yamal; Oyarzabal Argjentinë (4-1-4-1): Martinez; Molina, Romero, L.Martinez, Tagliafico; Paredes; Simeone, Allister, Fernandez, Alvarez; Messi.

Analizë : Kampionia e Evropës, Spanja, po arrin kulmin e formës në momentin e duhur, pasi dha një paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinale kundër Francës për të siguruar finalen e saj të parë të Kupës së Botës që nga viti 2010. “La Roja”, e cila ka pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje të këtij turneu, do ta nisë finalen si favorite.

Në përballjen e fundit mes dy kombëtareve, Spanja e mposhti Argjentinën me rezultat të thellë 6-1 në vitin 2018, kur Isco realizoi një het-trik. Argjentina ka mundësinë të bëhet kombëtarja e parë që fiton dy Kupa Bote radhazi që nga Brazili në vitin 1962, pasi siguroi një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Anglisë të mërkurën.

Kampionët në fuqi kanë fituar 13 ndeshje radhazi në Kupën e Botës që nga humbja ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të Botërorit 2022. Parashikim : Spanjë 2-1 Argjentinë Përndryshe, përballja do të nisë nga ora .

Burimi: Telegrafi