E dorëzon presidenti i SHBA-së, momenti kur Spanja ngre trofeun e

0%

Spanja u shpall kampione e Botës, për herë të dytë në histori dhe pas një pritje 16-vjeccare. Iberikët mposhtën 1:0 Argjentinën në finale, pas shtesave. Në fund, festa ishte legjitime për spanjollët, që ngritën trofeun e kampionit në qiellin e Nju Xhersit. Siç ishte paralajmëruar, trofeu u dorëzua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ky i fundit ia dha trofeun kapitenit Rodri dhe më pas festa ishte e gjitha për Spanjën. Lojtarët më pas festuan me trofeun në stadium, para se të bashkoheshin me familjarët e tyre, për fotot e rastit.

Burimi: Bota Sot