Integriteti i Kupës së Botës vihet në dyshim nga Këshilli i Evropës

0%

Shpërndaje në: Organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Evropë ka vënë në dyshim integritetin e Kupës së Botës dhe i ka kërkuar FIFA-s të ndihmojë në ndërtimin e një platforme më të fortë për Botërorin 2030 që do të organizohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. “Kriza e ardhshme ka filluar tashmë.

Ajo ka dy emra: para dhe pushtet”, shkroi të dielën kreu i Këshillit të Evropës në një letër të hapur drejtuar FIFA-s. Letra e Alain Berset, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, u publikua disa orë para finales. Ai ka përmendur rastin e amerikanit Folarin Balogun, të cilit iu pezullua dënimi pas ndërhyrjes së Donald Trump. Berset përmendi edhe rrezikun e mashtrimit.

“Kur rregullat cenohen nën presion, çdo rezultat është i hapur për dyshim”, shkroi Berset për rastin Balogun. “Ndikimi politik është zhvendosur gjithashtu në fushë. Pezullimi i sanksionit në mes të Botërorit erdhi pasi një kryetar shteti telefonoi presidentin e FIFA-s”, ka shkruar tutje ish-presidenti i Zvicrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Collina u del në mbrojtje gjyqtarëve Për “bastet me parashikime”, Këshilli i Evropës vlerëson se janë “derë e hapur për mashtrim”. “Dhe kjo Kupë e Botës e ka hapur atë derë edhe më shumë”.

Burimi: Koha