Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rreth orës të së hënës () gjetjen e tre personave të vdekur në një veturë. Sipas MPB-së maqedonase, më , në ora , në SPB Shkup është raportuar se në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit ndodhet një automjet i përmbysur i markës “Mercedes” me targa gjermane.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur (një mashkull dhe dy femra). Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore” – thuhet në njoftim.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme më herët, në ora , në Stacionin Policor Bit Pazar, një shtetas i Kosovës kishte raportuar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta kishte qenë më , rreth orës , kur ata ndodheshin në Aeroportin e Shkupit.
