Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për datat 19 dhe . Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.64 euro për litër, nga 1.63 euro sa ishte një ditë më parë.
Edhe benzina ka shënuar rritje prej 1 centi, duke u rritur në 1.46 euro për litër, krahasuar me çmimin e djeshëm prej 1.45 euro. Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro për litër. Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora dhe do të vlejnë gjatë së dielës dhe të hënës.
