Historia tregon se finalja do të ofrojë shumë gola

0%

Shpërndaje në: Priten gola në finalen mes Spanjës e Argjentinës. Të paktën historia e thotë këtë. Në 22 finalet e mëparshme të Botërorit, skuadra fituese ka shënuar mesatarisht 2,6 gola në ndeshjen vendimtare. Skuadra humbëse ka shënuar mesatarisht 1,1 golë për ndeshje finale. Dy finalet e kaluara ishin shumë sulmuese dhe ofruan plot 12 gola.

Franca fitoi ndaj Kroacisë 4:2 në vitin 2018, kurse Argjentina dhe Franca barazuan 3:3 në vitin 2022. Me penallti triumfoi Argjentina. Skuadrat që i kanë shënuar të paktën dy gola e kanë fituar titullin e botës plot 17 herë. Por ishin edhe tetë ndeshje finale në të cilat njëra përfaqësuese i shënoi të paktën dy gola dhe nuk festoi në fund. Ishin edhe tri fitore 1:0, së fundi në vitin 2014.

Ishte edhe një barazim pa gola, Brazili me Italinë në vitin 1994. Brazili më pas fitoi me penallti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha