Akuzohet për vrasjen e ish-ministres britanike Anne Widdecombe,

0%

Një 28-vjeçar është akuzuar për vrasjen e ish-ministres britanike Anne Widdecombe, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në jugperëndim të Anglisë në fillim të këtij muaji. Prokurorët britanikë njoftuan se Joshua Kerry, shtetas britanik, akuzohet për vrasjen e 78-vjeçares, e cila u gjet më 9 korrik me plagë të rënda në trup.

Ai pritet të dalë para Gjykatës së Magjistraturës në Westminster, në Londër. Policia vijon hetimet për të zbardhur motivet e mundshme të ngjarjes dhe nëse ekzistojnë lidhje me qarqe politike apo terroriste. Prokurori Frank Ferguson, nga Shërbimi Special i Krimeve dhe Kundër Terrorizmit, deklaroi se hetimi mbetet aktiv dhe po shqyrtohen të gjitha pistat.

Anne Widdecombe kishte qenë ministre në qeverinë konservatore të John Major gjatë viteve 1992-1997 dhe më vonë u bë një figurë e njohur e partisë Reform UK të Nigel Farage, ku mbajti qëndrime si zëdhënëse për çështjet e emigracionit dhe drejtësisë. Ajo kishte lënë parlamentin në vitin 2010, por vazhdoi të ishte aktive në jetën publike përmes qëndrimeve të saj politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Widdecombe ishte e njohur për bindjet e saj konservatore, kundërshtimin ndaj legalizimit të abortit dhe qëndrimet e saj mbi çështje sociale. Ish-deputetja britanike ishte konvertuar gjithashtu në katolicizëm, një vendim që ajo e kishte lidhur pjesërisht me kundërshtimin ndaj shugurimit të grave në Kishën e Anglisë.

Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të vdekjes së saj dhe motivin e dyshuar pas sulmit.

Burimi: Bota Sot