KPK-ja refuzon kërkesën e ish-prokurorëve serbë dhe stafit mbështetës

0%

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesën e ish-prokurorëve serbë dhe stafit të tyre mbështetës për t’u rikthyer në sistemin prokurorial të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të hënën më .

Ish-prokurorët serbë kishin kërkuar që t’u mundësohej rikthimi në vendet e tyre të punës, pasi kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit. Pas shqyrtimit të kërkesës, shumica e anëtarëve të Këshillit Prokurorial vendosën ta refuzojnë atë.

Me katër vota për refuzimin dhe tri kundër, KPK-ja vendosi që ish-prokurorët serbë dhe stafi i tyre mbështetës të mos rikthehen në sistemin prokurorial të Kosovës. Lajmi do të plotësohet në vazhdim pasi mbledhja e KPK-së është duke vazhduar ende.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KALLXO.com më raportoi se gati katër vjet pasi kishin ofruar dorëheqjet e tyre e që të njëjtat nuk ishin trajtuar, disa gjyqtarë dhe prokurorë serbë kanë dorëzuar kërkesë për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës.

Më , në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, të ftuar nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, lokal dhe nga gjyqësori.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një tjetër takim të përfaqësuesve politikë dhe institucional të serbëve të mbajtur në Zveçan, njoftoi për bojkotimin e institucioneve të Kosovës duke treguar edhe vendimet që ishin marrë në këtë mbledhje.

Rakiq ka thënë se këto vendime do të jenë në fuqi derisa Prishtina të fillonte të respektojë marrëveshjet dhe ligjin, derisa të tërheqë vendimin për targat dhe të formojë Asociacionin në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura për këtë çështje në kuadër të Dialogut dhe në bazë të punës së Ekipit Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit.

Gjyqtarë, zyrtarë policorë e personel administrativ të cilët po mbanin pozita në institucionet e Kosovës në komunat në veri me shumicë serbe, në atë kohë kanë ofruar dorëheqjet e tyre.

E gjitha erdhi pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, pas refuzimit dhe rezistencës për moslëshimin e fletëqortimeve për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia.

Burimi: Kallxo