E gjithë bota sonte në mbrëmje do të jetë e gozhduar para ekranit, përveç atyre që do të kenë shansin e madh ta shohin live në stadium, finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Spanjë-Argjentinë, është një finale që premton shumë, por në fund vetëm një do të fitojë. Mund të quhet fare mirë një finale e barabartë dhe asnjë nga të dy ekipet nuk mund të konsiderohet si favorite.
Por, ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe. Fenomeni Ronaldo e thotë me bindje që Spanja do të fitojë lehtësisht sonte. “Spanja do të fitojë, dhe lehtësisht. Bashkë me Francën, kanë qenë dy ekipet favorite për këtë Botëror. Spanja luan futboll të shkëlqyer. Është në ADN-në e tyre. Ata (ekipi i sotëm) e kanë bërë këtë gjë për shumë vite, që kur ishin të vegjël”, t ha Ronaldo.
