Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani është pranë një transferimi të rëndësishëm në Bundesligë, pasi RB Leipzig po avancon me hapa të shpejtë për ta bërë pjesë të skuadrës. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, klubi nga Leipzig është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh, me synimin që marrëveshja të finalizohet brenda ditëve të ardhshme.
Për 23-vjeçarin interesim kishin shfaqur edhe Barcelona dhe Borussia Dortmundi, por asnjëri prej klubeve nuk arriti të konkretizojë negociatat. Barcelona e konsideronte Asllanin si një alternativë në repartin ofensiv, ndërsa Dortmundi nuk ka krijuar ende hapësirën e nevojshme në skuadër për të realizuar transferimin.
Nëse nuk ka ndryshime të papritura, RB Leipzig pritet të jetë destinacioni i ri i sulmuesit shqiptar, i cili vlerësohet si një nga talentët më premtues në futbollin gjerman. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
