Rikthehet Facebooku

0%

Shpërndaje në: Të gjitha shërbimet e platformës Facebook janë rikthyer në funksion të plotë pas një problemi të teknik që kufizoi qasjen e përdoruesve gjatë paradites. Ndërprerja preku si versionin për kompjuter, ashtu edhe në disa raste aplikacionet mobile, duke bërë që disa përdorues të mos mund të hynin në llogaritë e tyre.

Sipas njoftimeve të fundit, sistemet e Facebook tashmë janë stabilizuar dhe po funksionojnë në nivelet normale të performancës. Probleme raportohet të ketë pasur edhe rrjeti social Instagram. Kompania nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shkakun e saktë të ndërprerjes teknike.

Burimi: Koha