Plagoset me çifte një person në Bulqizë, autori: Mendova se kishin

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vajkal të Bulqizës. Ku mësohet se është plagosur me armë zjarri një person.

Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës në një zonë bujqësore të fshatit, ku autori mësohet se ka qëlluar me armë gjaku tip çifte pasi ka dyshuar se në tokën e e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat. Vetëm pas të shtënave ai ka konstatuar se ishte plagosur një person.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, teksa tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajres.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot