Platforma Facebook është rikthyer në funksion pas një ndërprerjeje të papritur që preku përdoruesit në vende të ndryshme të botës. Problemet nisën të raportohen rreth orës sipas kohës lindore në SHBA, ndërsa sipas platformës monitoruese Downdetector , numri i ankesave u rrit shpejt, duke arritur në 3 mijë e 555 raportime, nga vetëm pesë raste pak më herët.
Gjatë ndërprerjes, përdoruesit hasën vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e disa funksioneve kryesore të rrjetit social. Disa raportuan se nuk mund të ngarkonin fotografi dhe video, ndërsa probleme pati edhe me dërgimin e mesazheve përmes Messenger-it . Sipas raportimeve, versioni i Facebook-ut për kompjuter ishte i paarritshëm për disa përdorues.
Pas një periudhe të shkurtër, shërbimet u rikthyen dhe platforma tashmë funksionon normalisht. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
