Shpërndaje në: Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë të lënduar si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.5 që ka goditur Perunë vonë të shtunën, kanë njoftuar autoritetet vendase të dielën. Rreth 300 persona janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) ka raportuar se tërmeti ka ndodhur të shtunën në orën me orën lokale, me epiqendër dy kilometra në jugperëndim të qytetit Sicaya, në provincën Huancayo. Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Civile të Perusë ka deklaruar se numri i përgjithshëm i personave të zhdukur mbetet ende i panjohur.
Ekipet e emergjencës po punonin të dielën në vendin ku ishin shembur disa ndërtesa dhe shtëpi.
