Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë në tërë Kosovën janë regjistruar 74 aksidente rrugore. Sipas këtij njoftimi, nga ky numër, 28 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa në 46 rastet e tjera janë shkaktuar vetëm dëme materiael.
“Paralelisht, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore, policia ka shqiptuar 2,096 tiketa trafiku për kundërvajtësit. Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut për të garantuar sigurinë e përgjithshme në rrugët tona” – thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.
