Shpërndaje në: Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka thënë se Lionel Messi, do t’i shënojë gol Spanjës në finale. “Messi do ë shënojë gol. Ai shënon gjithmonë”, deklaroi sulmues francez. Mbappe i shënoi dy gola për Francën në ndeshjen për vend të tretë ndaj Anglisë.
Mbappe tani është golashënuesi më i mirë i këtij Botërori dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botëror. Në këtë Botëror, ylli francez i ka dhjetë gola, dy më shumë se argjentinasi Lionel Messi. Në përgjithësi, Mbappe i ka 22 gola në Kampionate, që është rekord. Këta 22 gola i ka shënuar në 22 paraqitje.
I dyti është Messi me 21 gola në 33 ndeshje në Kampionate Botërore. Edhe Botërori 2026 2 j. më parë Aty ku është Kane, ka shpresë për fitore “Do të preferoja të mos isha golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe thjesht të luaja në finale”, tha ai. Finalja luhet sonte nga ora ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës.
