Nga: New York Times Përktheu:
Blerta Haxhiu Shpërndaje në: Udhëheqësi i Afganistanit ka vendosur kontroll të plotë mbi Heratin, një qytet që edhe nën sundimin taleban kishte arritur të ruante një klimë më të lirshme sa u përket normave shoqërore Udhëheqësi suprem i qeverisë talebane, Sheik Haibatullah Akhundzada, po forcon gjithnjë e më shumë kontrollin e tij në të gjitha provincat e Afganistanit.
Me një demonstrim të fundit force në qytetin perëndimor të Heratit, ai ka vendosur autoritetin edhe mbi një nga zonat e fundit ku banorët ende arrinin të shpërfillnin në heshtje disa prej kufizimeve të vendosura nga talebanët.
Që kur rimorën pushtetin në vitin 2021, talebanët kanë zbatuar një regjim të rreptë rregullash që prekin praktikimin e fesë, mënyrën e veshjes dhe jetën e përditshme. Në të gjithë Afganistanin, gratë dhe vajzat janë përballur me kufizime të ashpra në arsim, në shumicën e vendeve të punës dhe në lirinë e lëvizjes.
Megjithatë, në disa pjesë të Heratit, qyteti i tretë më i madh në vend, burrat vazhdonin t’i mbanin mjekrat të shkurtra, ndërsa gratë dilnin të veshura me taka të larta dhe me grim, pavarësisht kodeve të veshjes të imponuara nga talebanët. Tashmë edhe kjo po ndryshon.
Gjatë një vizite që zhvilloi në Herat në muajin qershor, gazetari i NYT-it vuri re se këto hapësira të vogla rezistence ndaj rregullave të talebanëve po zhduken me shpejtësi. Gjatë javëve të fundit, policia e moralit, e krijuar nga Sheik Akhundzada, ka arrestuar dhjetëra persona. Shumë gra thanë se tashmë shmangin daljen nga shtëpia, nga frika se mund të bëhen pjesë e valës së arrestimeve.
Disa qytetarë madje organizuan protesta – një akt i rrallë rezistence publike, por edhe ato u shtypën nga talebanët. “Ata po përhapin frikën si një virus”, tha Hengameh, banore e Heratit rreth të tridhjetave.
Ajo dhe shumica e rreth dhjetëra banorëve, udhëheqësve fetarë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe mësuesve të intervistuar në Herat kërkuan të identifikoheshin vetëm me emrin e tyre, ose të mbeteshin anonimë, nga frika e hakmarrjes së talebanëve.
Edhe Botë 9 o. më parë Vritet një ushtar amerikan e një tjetër plagoset pas një sulmi iranian në Irak Sipas tyre, mbi pjesë të mëdha të njërit prej qyteteve më kozmopolite të Afganistanit është krijuar një klimë e rëndë frike dhe intimidimi. Qeveria talebane ka arritur tashmë të heshtë pothuajse të gjitha zërat kundërshtues.
Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se presioni i vazhdueshëm mbi një shoqëri aq të larmishme si ajo afgane mund ta çojë vendin drejt trazirave. “Pse po e shtojnë çdo ditë e më shumë presionin fetar?” pyeti Ajatollah Gholam Abbas Waezi Zadeh, një klerik i njohur shiit, gjatë një fjalimi në muajin maj. “Kur presioni bëhet i tepërt, shpërthimi është i pashmangshëm”.
Rezistencë e heshtur Herati, ku jeton një komunitet i madh mysliman shiit, nuk ka qenë kurrë një bastion i talebanëve, të cilët i përkasin islamit sunit. Gjatë luftës civile që çoi në ardhjen e tyre të parë në pushtet në vitet 1990, Herati ishte baza e disa prej kundërshtarëve më të ashpër të talebanëve. Po ashtu, ai ishte ndër qytetet e fundit që ra në duart e tyre në gusht të vitit 2021.
Ndonëse Herati nuk konsiderohet aq liberal sa Kabuli, kryeqyteti i Afganistanit, apo Mazar-i-Sharifi në veri të vendit, ai kishte ruajtur një atmosferë më pak kufizuese. Gjatë vizitave të mëhershme gazetari i NYT-it, verën e kaluar dhe në muajin mars, pa nxënëse që mbanin shami të lirshme, nga të cilat dukej një pjesë e flokëve, si edhe shumë gra të veshura me xhinse ose shalle me ngjyra.
Një nga lagjet që mishëronte këtë rezistencë të heshtur ishte Xhebraili (Jebrail). Ajo është shtëpia e dhjetëra mijëra familjeve të komunitetit Hazara, kryesisht shiit, dhe një qendër e rëndësishme e tregtisë me Iranin, rreth 110 kilometra në perëndim.
Në Xhebrail kishte kafene ku të rinjtë dhe të rejat mund të takoheshin lirshëm, si dhe tregje ku gratë shëtisnin pa u shqetësuar, të grimuara dhe me taka të larta. Por urdhrat e rinj të policisë së moralit të talebanëve, të shpallur në fillim të qershorit përmes drejtuesve fetarë lokalë, i dhanë fund kësaj atmosfere.
Sipas tyre, çdo grua që nuk mbulohej plotësisht, nga koka deri te këmbët, përfshirë edhe fytyrën, do të arrestohej dhe mund të përballej me burgim. Më 6 dhe 7 qershor, të paktën 30 gra u arrestuan me akuzën se kishin shkelur këto urdhra, sipas Misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan.
Organizatat lokale për të drejtat e njeriut thonë se deri tani kanë dokumentuar mbi 200 arrestime dhe paralajmërojnë se numri mund të rritet. “Disa breza i pranojnë urdhrat, të tjerët jo”, tha Husein, një klerik shiit në Herat, duke komentuar masat e reja për veshjen e grave. “Brezi i ri nuk po përshtatet dhe nuk po i pranon”.
Më 9 qershor, dhjetëra banorë u mblodhën në Xhebrail për të protestuar kundër rregullave të reja dhe valës së arrestimeve. Mes tyre ishte edhe Hamajun, 19 vjeçe, e cila tha se kishte marrë pjesë së bashku me një shoqe, edhe pse nënat e tyre u kishin kërkuar të mos dilnin. “I thashë vetes: ‘Nëse nuk shkoj unë dhe nuk shkojnë të tjerët, atëherë kush do të protestojë?
Nesër mund të jetë radha e nënës ose motrës sime të arrestohen’”. Protestuesit brohorisnin “Punë, arsim, liri”. Ndërsa thirrjet bëheshin gjithnjë e më të forta dhe efektivët e armatosur talebanë iu afruan turmës, disa protestues hodhën gurë ndaj tyre. Sipas pesë pjesëmarrësve, talebanët fillimisht qëlluan në ajër për paralajmërim dhe më pas drejt këmbëve të protestuesve.
Pamjet e përplasjes u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas protestuesve dhe pesë dëshmitarëve të tjerë, policia i ndoqi demonstruesit nëpër rrugicat e Xhebrailit, duke rrahur dhe arrestuar dhjetëra prej tyre. Një adoleshent humbi jetën nga plagët e marra me armë zjarri, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.
Zëdhënësi i policisë së Heratit, Sayed Masoud Hussaini, i cilësoi protestuesit si “nxitës trazirash” që synonin të prishnin rendin publik. Ai mohoi se policia kishte arrestuar apo dhunuar protestuesit dhe tha se situata ishte vënë nën kontroll “brenda kohës më të shkurtër të mundshme”. Protesta në Xhebrail nisi rreth orës të mëngjesit.
Deri në orën , talebanët e kishin shpërndarë plotësisht turmën. Edhe Botë 14 o. më parë Pesë të vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru Demonstrim force Pas protestës, talebanët mbushën lagjen Xhebrail me forca të armatosura dhe ngritën pika kontrolli.
Ndërsa qarkullonin zëra për një protestë tjetër, ata paralajmëruan banorët përmes xhamive dhe shkollave që të mos dilnin më në demonstrata. Që atëherë, askush nuk ka protestuar më. Në vend të kësaj, mbi lagje ka rënë një atmosferë frike. Banorët thonë se talebanët ndalojnë njerëz në rrugë dhe i arrestojnë për shkak të gjatësisë së mjekrës ose mënyrës së veshjes.
Në disa raste, ata ushtrojnë presion edhe ndaj nxënëseve. Zahra, 15 vjeçe, rrëfen se një mëngjes të muajit të kaluar ajo dhe qindra shoqe të saj u rreshtuan në oborrin e shkollës, nën mbikëqyrjen e oficerëve të policisë së moralit.
Edhe pse të gjitha ishin të mbuluara me çadorë të zinj nga koka te këmbët, oficerët u urdhëruan të mbulonin edhe fytyrën, në përputhje me udhëzimet e reja, tregoi Zahra. Më pas, efektivët i filmuan vajzat ndërsa ato mbanin në duar fletë ku shkruhej se veshja e tyre përfaqësonte “flamurin e nderit të gruas afgane”. Disa prej vajzave qanin nën mbulesat e tyre.
“Ishim të gjitha të frikësuara”, tha Zahra, duke shtuar se nuk kishin mundësi t’i kontaktonin prindërit për të kërkuar ndihmë. Një mbrëmje të ditëve të fundit, gazetari i NYT-it pa rreth 20 oficerë të armatosur që ndalonin automjetet në çdo kryqëzim kryesor.
Gratë e mbuluara plotësisht lëviznin nëpër rrugë ndërsa perëndimi i diellit sillte pak lehtësim nga temperatura përvëluese prej rreth 40 gradë Celsius. Tregu lokal ishte pothuajse i zbrazët. Goditja e talebanëve dhe frika nga arrestimet kanë paralizuar edhe jetën ekonomike.
Shakila, pronare e një punishteje për paketimin e ushqimeve në Xhebrail, tha se tri prej punonjëseve të saj nuk ishin paraqitur në punë prej javësh. Një drejtues shkolle në Herat tregoi se disa prindër kanë ndaluar vajzat e tyre të ndjekin mësimin. Edhe ato që vazhdojnë të shkojnë në shkollë përballen me tallje nga njerëz që nuk pajtohen me rregullat e talebanëve.
Sipas një mësueseje, disa nxënëse që mbulojnë fytyrën për të respektuar urdhrat janë fyer nga kalimtarë, të cilët i kanë quajtur “gomarë të talebanëve”. Presioni ndaj komunitetit shiit Përpjekjet e talebanëve për të forcuar kontrollin nuk kufizohen vetëm te rregullat mbi veshjen dhe sjelljen në publik.
Sipas drejtuesve fetarë, punonjësve të arsimit dhe organizatave për të drejtat e njeriut, muajt e fundit autoritetet talebane kanë intensifikuar përpjekjet për të kufizuar edhe shfaqjet publike të besimit të komunitetit shiit në mbarë Afganistanin.
Autoritetet kanë urdhëruar të gjithë studentët meshkuj në universitete të nënshkruajnë një dokument, me të cilin deklarojnë se i përkasin shkollës sunite të mendimit islam, të ndjekur nga talebanët. Në Herat, disa drejtorë shkollash janë urdhëruar gjithashtu të dorëzojnë lista me emrat e nxënësve që i përkasin komunitetit shiit.
Ndërkohë, teksa besimtarët shiitë në Herat përgatiteshin muajin e kaluar për përkujtimin e Ashurës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar shiit, drejtuesit e tyre fetarë morën urdhër nga talebanët të hiqnin flamujt nga faltoret dhe të anulonin procesionet tradicionale në rrugë.
Pas kundërshtimeve të përfaqësuesve të komunitetit shiit, talebanët u tërhoqën pjesërisht nga këto masa. Besimtarëve iu lejua ta kremtonin Ashurën, por nën kufizime të shumta. Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i qeverisë talebane, deklaroi në një intervistë se kufizimet ishin vendosur për arsye sigurie, duke përmendur kërcënimet që komuniteti shiit përballet nga grupi militant Shteti Islamik.
Megjithatë, vetë qeveria talebane ka deklaruar vazhdimisht gjatë viteve se kërcënimi i Shtetit Islamik në Afganistan është eliminuar në masë të madhe. Edhe Botë 17 o. më parë Irani ekzekuton dy protestues anti-qeveritarë Vlerësohet se mes 10 dhe 15 për qind e rreth 45 milionë banorëve të Afganistanit i përkasin komunitetit shiit.
Megjithatë, ashtu si edhe pakicat e tjera, ata janë lënë pothuajse tërësisht jashtë strukturave të pushtetit të ngritura nga talebanët. “Ata nuk pranojnë këshilla dhe nuk dëgjojnë udhëzime”, tha në fjalimin e tij të mbajtur në muajin maj ajatollah Gholam Abbas Waezi Zadeh, duke iu referuar qeverisë talebane.
“Duket sikur parimi i tyre është t’i marrin të gjitha vendimet vetë, pa pranuar mendimin e askujt tjetër”.
