Dardanus Ulpianus vështron me keqardhje në Bruksel

0%

Në të shkuarën ka patur bashkim romak në Pellgun e Mesdheut dhe Evropë, domethënë bashkim me qendër në Romë të popujve që flisnin të njëjtën gjuhë dhe ishin kryesisht të së njëjtës racë.

Luftrat qenë ose mes vedi ose shkuarje tek të tjerët për ndihmë ose fushata ndëshkuese kundër atyre që shmangnin bashkimin me qendër Romën ose kundër atyre që sulmonin Republikën apo Perandorinë romake. (Më pas qendra kaloi në Qytetin e Konstandinit e tani Bashkimi Evropian ësht me qendër në Bruksel.) Prandaj perandorët romakë në Perëndim dhe Lindje qenë më së shumti albanë-arbanë-dardanë-madhedonë-ilirë.

Nga dhjetë kanune shqiptare më kryesori, më i vjetri, më i hershmi dhe i mirënjohuri ësht ai të cilit para 100 vjetësh i bashkëngjitën emrin e Lek Dukagjinit. Lidhjen midis kanunit kryesor shqiptar dhe ligjeve romake e ka zbërthyer imtësisht me shkrimet e tij shkollari i vyer Lutfi Alia. Të drejtat vendore ilirike ( Ius Illyriense ) zbatoheshin në harmoni me ligjet madhore romake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Biles, Prefektura Pretoriane Ilirike e viteve 375-379 e.s. njatej nga Austria e sotme në Kretë. Kanuni shqiptar në thelb nuk ka ndryshuar, kurse ligjet romake dhe të tjerëve që u ngritën mbi ta kanë ndryshuar. Kjo domethënë se kanuni shqiptar ishte fillestari, origjina. Shprehjet shqip dallohen edhe në vetë shprehjet latinisht të së drejtës romake.

Populli nuk e përktheu nga latinishtja dhe e mbajti përmend për 2000 vjet kanunin shqiptar. Sot, a ka njerëz që i dinë ligjet përmendësh apo me të shkruar? Jo, dhe as nuk duan t’i mbajnë mend. Në vitet 170 – 228 e.s. jetoi zyrtari perandorak dhe më i dituri i ligjeve romake i quajtur Dardanus Ulpianus, i cili e mbajti të freskët kanunin alban-romak.

Ai lindi në qytezën Ulpiana, e cila sot ësht vend i lasht i zbuluar 12 km në juglindje të Prishtinës. Shkresat e tija të ruajtura qenë ura lidhse nga ligjet arbane-romake në Perëndim në ata të perandorit dardan-bardhan Justiniani I të viteve 527 – 565 e.s. në Lindje.

Shënimet e tija përbëjnë > 2/5 e rradhitjes madhështore ligjore me 50 libra Corpus totius iuris – Digestorum (Gjithë Ligjet – Përmbledhje) të Justinianit I. Rradhitjet ligjore të tija mbulonin çështjet qytetare, të pronës, qeveritare, kriminale e tatimore dhe shprehnin harmoni midis zgjidhjeve praktike dhe qartësive ideore.

Botimet e tija thurnin bashkë përgjegjësinë, lirinë, nderin, të drejtat dhe barazinë para ligjit. Shkrimet e tija qenë boshti i shkollimit romak. Letrat ligjore të tija u dhanë formë themeleve të ligjeve perëndimore evropiane, ligjeve fetare të krishtera, dhe janë pjesë e arsyetimeve të tashme ligjore. ANASH: Ësht një prrall qesharake e cila e quan atë Gnaeus Domitius Annius Ulpianus.

“Dom” ësht një emërtim kishtar i cili nënkupton “Mjeshtër” dhe rrjedh nga murgjit benediktinë dhe cistercianë. Kopja më e vjetër e Përmbledhjes së Ligjeve të Justinianit I ësht një dorëshkrim i bërë nga murgjit mbi lëkurë viçi, i cili quhet “Littera Florentina” ngase thuhet se e mbartën nga Piza në Firence në vitin 1406. Atje ai ruhet tek Biblioteca Medicea Laurenziana.

Dorshkrimi nuk ka datë! Duket se murgjit benediktinë kanë qenë të pa aftë të shënonin datën. Ndërkohë ata qenë të aftë të kopjonin 50 vëllime librash me ligje albane-romake dhe të krijonin përfytyrim tjetër duke gatuar emra të rinj dhe degëzime të tjera kohe.

Dorëshkrimit nuk i ësht ba ndonjë hetim laboratorik për vjetërsinë, p.sh. me karbonin rrezatues C-14; sepse po t’ia kryejnë vjetërsia e lëkurës do dalë e shekullit XIX. Prralla vazhdon duke rrëfyer se në atë dorëshkrim madhor vetë G. D. A.

Ulpianus i shekullit III e.s. la shënimin se lindi në tokzënien ( colonia , lat.) Tyre të Sirisë dhe ku zbatoheshin ligjet italiane (“….. colonias iuris italici, ut est…… insignem fidem ius italicum dedit .”) (!?) Qytetaria romake ishte kusht i nevojshëm për të pasur të drejta qytetare por jo kusht i mjaftueshëm për të qenë në krye, elitë albane-romake.

Kthjelltas atëhere, ata nga rranzat e perandorisë nuk e arrinin majën. Itali në lashtësi nuk ka patur. Italia u formua si shtet në vitin 1861 e.s. Ësht një prrallë tjetër qesharake se para erës sonë Itali quhej një copëz toke në Ka-labri, afër Katanzaros së sotme, e cila domethënë “toka e viçave”!? Roma e përjetshme rridhte drejtpërsëdrejti nga qytetërimi E-tru-sk dhe Alban.

Fillimisht, ajo bashkoi me e pa të mirë popullatat e Gatishullit Apenin (Albenin). Prandaj, ajo që krijoi qytetarinë dhe themeloi Republikë e Perandori të pa arritshme edhe sot a do i mvishte vetes emrin e një fshati nga rrethinat e largme të Gatishullit?!

Republika romake, p.sh., në vitin 149 p.e.s. themeloi një gjykatë kriminale të përhershme ( quaestiones perpetuae ) e cila urdhëronte edhe pagesa për qytetarët e provincave jasht Gatishullit Albenin nëse zyrtarët romakë shkelnin ligjtë mbi ta. A i kishte humbur një Republike të atillë filli i emrit të gatishullit?!

DREJT: Hapsirat shqipfolse ishin kontinentale dhe prandaj kanuni alban-shqiptar ka në themel shqiptarin, vetveten, mikun shqiptar, Ku-vendin, dhe nuk përmend të huajin. Kanuni shqiptar trashëgon dhe jetëson rregulla për ata që dinë dhe kuptojnë shqip. Ai nuk ësht krijimtari, kulturë apo pronë e të tjerëve; dhe as të pronësohet e as të përdoret si portë e mbrapme nga të huajt.

Besa shqiptare ësht Rregull i Artë, mirësi e sinqertë e dyanshme, dhe jo dobësi apo mefshtësi. Sipas kanunit, shqiptari e mirëpret mikun, i cili vjen dhe ikën, përndryshe ai nuk quhet mik por armik. Kuvend domethënë ku-vendoset, ku çështjet vihen në vendin e duhur, ku me përgjegjësi merret vendim për veprim.

Kuvendi, i cili në latinisht si fjalë u shkrojt “ Conventus ”, qe një nga themelet e qytetërimit alban-romak kudo ku shtrihej Republika ose Perandoria romake. Sipas kanuneve shqiptare, Kuvendi si vendtakimi mblidhej kur ishte e nevojshme dhe nuk i paguante burrat e vjetër, të urtë, të ditur, të aftë dhe me përvojë të vinin aty.

Kështu duhet të jetë edhe Kuvendi i sotëm pa rrogëtarë, pa parazitë, pa të panxënë, pa të paqytetëruar, sepse kjo ësht trashëgimia kombtare arbane-arbërore-shqiptare. Ky lloj Kuvendi do i qetësonte shpirtrat e uritur.

Duke përjetsuar trashëgiminë albane-romake, Dardanus Ulpianus me gërmat e tija gërmoi tre themele madhore ligjore: Ius/Lex naturale (E drejta/ligji biologjik i jetës), Ius/Lex gentium (E drejta/ligji i përbashkët për popujt në shtete të ndryshme), Ius/Lex civile (E drejta/ligji për qytetarët brenda një shteti).

Ligjet dhe të drejtat ligjore në veprim në Lindje e Perëndim edhe tani janë ndërtuar mbi ata themele. Jasht asaj ndërtese ligjore, Dardanus Ulpianus përshkroi edhe ngritjen e gjykatave të jashtzakonshme ( quaestiones extraordinariae ).

Ato kishin shtysa politike, ishin për gjendje të jashtzakonshme, preknin një vend apo grup të veçantë (Ad hoc, lat.), kishin kohë të kufizuar veprimi dhe vepronin jasht ndërtesës ligjore.

Lejet për to jepeshin nga Senati (Kuvendi i Epërm), krerët e provincave, si dhe nga hedhja në veprim të ligjeve të posaçme në rast kryengritje, rrjeti mësymës spiunazhi, grusht shteti, cënimi madhor të sigurisë, gjendje lufte, dallgë krimesh apo të huajsh pa leje qëndrimi.

Në çdo rast, ato qenë për kohë të shkurtër brenda Republikës apo Perandorisë romake kudo ku shtrihej ajo dhe gjykatësit e posaçëm ishin vetëm romakë. Ato gjykata nuk qenë ndërshtetërore apo ndërkombtare dhe qenë vetëm për ta mbajtur të pastër popullatën romake. Dardanus Ulpianus i quante gjykatat e jashtzakonshme të rrezikshme veçanërisht nëse ato nuk ishin më afatshkurtra.

Dardanus Ulpianus vështron tani me keqardhje në Bruksel. Sepse kryesia e Bashkimit Evropës me ligësi formoi me dorën duke u dridhur dhe mendjen e mpirë të dardanëve Zyrën e Paditësit të Posaçëm dhe Dhomave e të Posaçmit të Kosovës (Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor’s Office, ang.).

Emërtimi “Specialist Chambers” (Dhomat e të Posaçmit) u fut për dukje sikur kjo gjykatë degëzohej nga ato në Prishtinë. Në të vërtetë, kjo gjykatë politike e njëanshme do ishte me punonjës të huaj, me qëndrim jasht Kosovës, do paguhej nga BE dhe do padiste vetëm ish-luftëtarë të UÇK vetëm për vitet 1998-2000.

Neni 103/7 i Kushtetutës së Kosovës (Dardanisë) lejon themelimin e “gjykatave të specializuara kur ësht e nevojshme” dhe ndalon krijimin e gjykatave të jashtzakonshme. Nën kërcënime, Kuvendi në Prishtinë zyrtarizoi më Ndryshimin Kushtetutor 24, i cili qe një përkthim nga anglishtja i ardhur nga Brukseli.

Ay ndryshim shtoi Nenin 162 që lejonte themelimin e “Dhomave të specializuara dhe një Zyre të Prokurorit të specializuar“ në Kosovë; (po ta shqipëronin sakt ndoshta do e kuptonin qart). Dhe më , Kuvendi në Prishtinë themeloi me Ligjin Nr. 05/L‑053 Zyrën e Paditësit të Posaçëm dhe Dhomave e të Posaçmit të Kosovës (ZPP-DhPK).

ZPP-DhPK ka burgosur deri tani 12 dardanë qëkur i filloi mbërthimet në Nëndor 2020. Nga këta, vetëm gjashtë janë për “krime lufte”: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të cilët u burgosën në Nëntor 2020 dhe gjygji u vazhdon; Salih Mustafa u burgos në Dhjetor 2022 dhe u dënua 15 vjet; Pjetër Shala u burgos në Korrik 2024 dhe u dënua 13 vjet.

Dardanus Ulpianus vështron me keqardhje në Bruksel për shkeljet ligjore mbi dardanët, sepse: (1) Kosova akoma nuk ësht pjesë apo provincë e BE që ZPP-DhPK të kishte të drejtë dhe liri ligjore të krijohej e të vepronte në Kosovë. (2) Sipas Kushtetutës së Kosovës, çfardolloj gjykatë e tillë duhej të ishte brenda territorit dardan (Kosovës). (3) Nuk pati gjendje të jashtzakonshme në Kosovë më 2014 kur me paramendim luhej teatri i Shkëmbimit të Letrave BE – Kosovë. (4) Në Kosovë kishte e ka aq shumë zyrtarë të BE e OKB dhe ushtarë të NATOs saqë siguria e të paditurve, e dëshmitarëve dhe gjygjeve ishte e ësht më e larta. (5) Kosova nuk ësht pjesë e Serbisë, e cila nuk ësht pjesë e BE.

Që domethënë se ligjet dhe paditë serbe nuk përdoren në Kosovë dhe BE. Domethënë se ZPP-DhPK nuk duhet të përdorë padi serbe në Kosovë. (6) ZPP-DhPK e cila nuk ësht as gjykatë vendore e as ndërkombtare u krijua nën kërcënime (under duress, ang.), që domethënë se edhe si e tillë ësht e pavlefshme, e paligjshme. (7) ZPP-DhPK mbushi tani 11 vite punë, domethënë se ajo nuk ësht më afatshkurtre (Ad hoc, lat.) dhe kështu ësht kthyer në e pavlefshme.

Atë që duhet të bëjë qeveria e Dardanisë ësht ngritja e një shtatore të madhe të Dardanus Ulpianit në Prishtinë dhe jo të zëvendësoje pushtuesin serb me xhamitë turko-osmane. NATO dhe UÇK nuk ia dhanë lirinë Dardanisë që ajo t’u dhurohet si vilajet pushtuesve të rinj turq-osmanë. Regjisorët e ZPP-DhPK i përkasin Rendit Botnor Entente të Vjetër.

Ata e dinë se dy luftrat botnore në shekullin XX filluan në trojet shqiptare dhe kushti i nevojshëm për kaluar në Rendin Botnor të Ri janë pikërisht trojet shqiptare. ZPP-DhPK ësht një kacavjerrje e dëshpëruar e tyre për ta zvarritur këtë rivendosje.

Por ata nuk mund ta ndalojnë rrjedhën hyjnore të kohës, të cilën nuk mund ta pengojnë armiqtë, as tradhtaret e brendshëm e ata në Evropë, as fetarët e Meslindjes. Dardanus Ulpianus

Burimi: Bota Sot