Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Malo Gusto ka qenë në qendër të disa kritikave pas ndeshjes ndaj Anglisë. “Gjelat” u mposhtën 6:4 ndaj “Tre Luanëve” në ndeshjen e rëndësishme për vendin e tretë në Kupën e Botës. Kamerat kanë kapur momentin kur mbrojtësi i Chelseat thotë që “S’dua të luajë më”, pikërisht në momentin kur Anglia shënoi golin e katërt.
Shumë tifozë e kanë kritikuar lojtarin francez për këtë shprehje. Kujtojmë që Anglia fitoi me rezultatin e çmendur 6:4.
Burimi:
Bota Sot
