Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasjeje në Mitrovicë

0%

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.R., për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari më 18 korrik dyshohet se, me qëllim të privimit nga jeta, e ka sulmuar me thikë të dëmtuarin B.M., duke e goditur në kokë, në anën e majtë pranë tëmthit dhe në pjesën e pasme të kraharorit. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit, ndodhet në ndalim, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot