Shpërndaje në: Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut, e njohur si CONMEBOL, po e shtyn para idenë që Kupa e Botës e vitit 2030 të rritet në plot 64 përfaqësuese. Në Amerikë të Jugut dolën në përkrahje të idesë që u përmend nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vetëm një ditë pasi përfundoi Botërori i parë me 48 përfaqësuese, që u mbajt në SHBA, Kanada e Meksikë.
Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez, ka kërkuar zgjerimin e mëtejmë të Botërorit. Ai ka propozuar që FIFA të rrisë Botërorin në 100-vjetorin e ngjarjes globale. “Tjetri është në shtëpi! Në vitin 2030, Kupa e Botës do të zhvillohet në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai”, shkroi Dominguez.
“Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për futbollin, të festojë 100-vjetorin e Kupës së Botës me një turne me 64 ekipe”. Sipas planit ekzistues, tashmë të miratuar, Botërori i ardhshëm do të organizohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. Por jo vetëm në këto vende.
Edhe Botërori 2026 1 d. më parë Kupa e Botës i lë 15 përzgjedhës “pa punë” Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të oirganizojnë ndeshje hapëse për të shënuar 100-vjetorin e Botërorit të parë. Botërori i parë ishte zhvilluar në Uruguai në vitin 1930. Uruguai e kishte fituar titullin e kampionit duke e mposhtur Argjentinën 4:2 në finale.
Në atë Botëror ishin 13 ekipe përfaqësuese pjesëmarrëse. Nga viti 1954 e deri në vitin 1978 ishin 16 ekipe pjesëmarrëse. Nga 24 ishin prej vitit 1982 deri në vitin 1994, kurse prej vitit 1998, Botërori u rrit në 32 përfaqësuese. Në SHBA, Kanada e Meksikë për herë të parë ishin plot 48 përfaqësuese.
Spanja, Portugalia, Maroku, Uruguai, Argjentina dhe Paraguai pritet të kualifikohen direkt në Botërorin e ardhshëm. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tashmë ka folur për rritjen e Botërorit në 64 përfaqësuese. “E gjithë bota duhet të lejohet të ëndërroj për Botëror, jo vetëm Evropa apo Amerika e Jugut”, ka thënë Infantino gjatë Botërorit që përfundoi të dielën.
Edhe Botërori 2026 3 j. më parë Kriteri i referimit po nxit lojë më të shpejtë në Botëror “Ju mund të shihni që kualiteti i ekipeve është në përgjithësi i lartë dhe po bëhet gjithnjë e më i lartë, në gjithë botën”. Rritja e Botërorit në 48 përfaqësuese është vlerësuar në përgjithësi pozitivisht. Dhe zërat po shtohen për një tjetër rritje të madhe.
