Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në fshatin Bube të Zubin Potokut, ku një person është arrestuar. Sipas njoftimit të policisë, gjatë një patrullimi në zonë, zyrtarët policorë kanë hasur disa automjete të dyshuara, të cilat nuk i janë bindur urdhrit për ndalim.
Për shkak të moszbatimit të urdhrit, policia ka përdorur armën zyrtare, ndërsa më pas ka arritur të ndalojë një automjet tip VW Sharan, në të cilin janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përkatës. Mallrat janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë me vendim të organeve kompetente.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
