Andy Burnham ka thënë të hënën () se “duhet të jemi më mirë” dhe se gjatë këtij viti do të hartojë një plan dhjetëvjeçar, duke u zotuar në fjalimin e parë si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar se do t’i ndihmojë britanikët që ta ulin koston e jetesës, raporton BBC .
“Ky moment do të jetë një ndërprerje e plotë e qarkut për Britaninë”, ka thënë ai, duke shtuar se masat për koston e jetesës do të përcaktohen që nga nesër. Ai është zotuar se do t’i japë fund përgjumjes së vendit dhe se do të ndërtojë më shumë shtëpi këshilli, duke respektuar angazhimet e mbrojtjes.
Më vonë gjatë ditës, Burnham – kryeministri i pestë brenda katër vjetësh – do të fillojë rekrutimin dhe shkarkimin e ministrave – ministri i Burgjeve, Lordi Timpson, ka dhënë dorëheqjen këtë mëngjes. Kush mund të jetë në kabinetin e ardhshëm? Ekipi i Burnhamit nuk ka dhënë hollësi se kush do të jetë në kabinetin e tij, shkruan BBC.
Më parë, Keir Starmer dha edhe zyrtarisht dorëheqjen, duke thënë në fjalimin e fundit para Nr. 10 në Doëning Street se po largohet “me mirësjellje” dhe me “buzëqeshje”. Burnham ka thënë se është “plotësisht i vetëdijshëm” se është kryeministri i shtatë që nga viti 2016, duke e quajtur këtë moment për “reflektim dhe zgjidhje të re”. Ai theksoi rëndësinë për kthimin e stabilitetit.
Burnham ka thënë njashtu se politikanët “nuk kanë qenë mjaftueshëm të mirë”, por u zotua se do të veprohet më mirë – duke premtuar njëherësh ndryshimet më të mëdha në 40 vitet e fundit. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
