Krasniqi arrin marrëveshjen me Dukagjinin

0%

Futbollisti Erjon Krasniqi është larguar nga Vushtrria, për t’ju bashkuar Dukagjinit të Klinës, skuadër që do të garojë në Kupat Evropiane. Dukagjini ka prezantuar përforcimin e ri. “Klubi Dukagjini me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e ri Erjon Krasniqi, i cili nga sot është pjesë e familjes tonë.

Erjoni vjen nga KF Vushtrria, ku ka treguar potencialin e tij si një sulmues me të ardhme premtuese. I lindur më , ai luan në pozitën e sulmuesit qendror dhe shquhet për lëvizjet inteligjente në zonën kundërshtare, instinktin për gol, luftën në duelet me mbrojtësit dhe angazhimin e madh në çdo ndeshje.

Transferimi i Erjonit është pjesë e strategjisë së klubit për të investuar në futbollistë të rinj e cilësorë, të cilët kanë potencial të zhvillohen dhe të japin kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të KF Dukagjinit në sezonet në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi beson se me punë, përkushtim dhe mbështetjen e stafit teknik, Erjoni do të vazhdojë ngritjen e tij dhe do të jetë një vlerë e shtuar” , ka njoftuar KF Dukagjini.

Burimi: Bota Sot