Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë mendimin e tij pak orë para finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, duke pranuar se Lionel Messi është lojtari që e bën të vështirë çdo parashikim kundër Argjentinës.
Trump, i cili do ta ndjekë finalen nga stadiumi “MetLife” në New Jersey së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, tha se nuk dëshiron të mbajë anë, por vlerësoi lart ndikimin e kapitenit argjentinas. “Është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm”, u shpreh Trump në një intervistë për Fox.
Presidenti amerikan shtoi se e konsideron Messin dhe Cristiano Ronaldon mes futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke treguar se pasionin për futbollin e ndan edhe me djalin e tij, Barron. Finalja mes Argjentinës dhe Spanjës zhvillohet sonte nga ora , ndërsa Messi synon të udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër titulli botëror. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
