Aksident i rëndë në Malishevë, përplasen dy vetura

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Skenderbeu” në Malishevë. Sipas pamjeve të publikuara, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar. Media ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Burimi: Bota Sot