Gjykim në mungesë për rastin e njohur si “Capat – Sekiraqët” për Dardan Marevcin dhe Endrit Llapashticën, dy nga 9 të akuzuarit e këtij rasti. Sipas Prokurorisë, Marevci dhe Llapashtica kanë qenë të përfshirë në konfliktin e armatosur për motive hakmarrjeje që ka ndodhur më ku mbeti i vrarë Premtim Gashi.
Gjykimi për të dy të akuzuarit ka vazhduar në mungesë më 2107.2026, për Dardan Marevcin për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje, kurse për Endrit Llapashticën për veprën penale në bashkëkryerje vrasje në tentaivë dhe armëmbajtje. Të akuzuar në këtë rast janë edhe Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Sali Sekiraqa, Fatos Abazi, Erd Marevci dhe Vesel Bunjaku.
Në seancën e datës të akuzuarit nuk kishin pranuar fajësinë për veprat që ju vihen në barrë. Gjyqtarja, Fartime Dermaku ka marrë vendim që të mbaj gjykimin në mungesë për dy të akuzuarit, duke përmendur se i kanë ndjekur të gjitha hapat për njoftimin e të akuzuarve se seanca gjyqësore ndaj tyre do të vazhdoj me .
Këtu janë përfshirë njoftimet në uebfaqen e Prokurorisë, Gjykatës dhe në gazetën zyrtare si dhe në mediume. Paraprakisht avokati, Yll Hasani është pajtuar që të vazhdoj gjykimi në mungesë për të mbrojturin e tij, Dardan Marevci kurse avokati Muhamet Mehmeti ja ka lënë në diskrecion gjykatës që të vendos për gjykimin në mungesë.
Meqenëse avokatët, Hasani dhe Mehemti janë deklaruar se nuk është nevoja që të lexohet aktakuza nga ana e Prokurorit, Bashkim Zeqaj, Gjyqtarja, Fatime Dermaku i ka njoftuar avokatët se kanë 30 ditë afat që të kundërshtojnë provat dhe të kërkojnë hedhjen e aktakuzës.
Sipas aktakuzës , rasti ka të bëj me një përplasje të armatosur mes dy grupeve në lokalin “From”, ku si pasojë u vra Premtim Gashi, ndërsa disa persona të tjerë mbetën të plagosur. Të akuzuarit po ngarkohen me disa vepra penale, përfshirë “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, “Manipulim me prova” , dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, motivi i sulmit lidhet me një konflikt të mëhershëm të mes Shkumbin Sekiraqës dhe Pajtim Gashit, i cili kishte tensionuar përplasjet mes dy grupeve. Historiku i konfliktit Dy familje, Sekiraqa e Gashi dyshohet se u përfshinë në ngjarjen e cila u regjistrua rreth orës më , në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.
Viktima i ishte kundërpëgjigjur sulmit me një armë të gjatë të tipit kallashnikov. I njëjti nga plagët e marra nga sulmi ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa vetëm disa orë më vonë trupi i tij ishte dërguar për obduksion.
Siç kishte konfirmuar asokohe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ngjarja dyshohet se është vazhdimësi e një rasti paraprak, më konkretisht e një konflikti që kishte ndodhur muaj më parë para rastit. Në këtë konflikt që kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2024, Pajtim Gashi kishte mbetur i plagosur ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbin Sekiraqa.
Ky i fundit tashmë ka një aktakuzë e cila është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më . KALLXO.com kishte arritur që të sigurojë aktakuzën në të cilën jepen detaje të plagosjes që ka ndodhur në muajin mars 2024. Edhe në atë kohë dyshimet ishin për përfshirjen e të njëjtave familje.
Shkumbin Sekiraqa, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për rastin e muajit mars 2024 është djali i Salih Sekiraqës. Ky i fundit është njëri nga personat e plagosur në gjuajtjet me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë më . Shkumbin Sekiraqa akuzohet nga Prokuroria e Prishtinës se më kishte tentuar ta privojë nga jeta Pajtim Gashin. Ky i fundit mbeti i plagosur.
“Rreth orës në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë deri sa ishte duke lëvizur me një veturë të tipit “Audi” pronë e të pandehurit tjetër M.Haliti, ishte takuar me personin NN i cili lëvizste me një pickap, i pandehuri Shkumbin Sekiraqa për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi pas bisedës me NN personin i drejtohet me fjalt “paja shoq a po më njeh mu” ku më pas e sulmojnë fizikisht”- përshkruhet në dosjen e prokurorisë, ngjarja që ndodhi më .
Dosja e prokurorisë përshkruan edhe se Shkumbin Sekiraqa kishte nxjerrë armën e zjarrit, kishte shtënë në drejtim të Pajtim Gashit e më pas e kishte goditur në kokë me kondakt të armës.
“Me këto veprime i shkakton lëndime në kokë dhe një plagë në këmbën e djathtë, i dëmtuari (Pajtim Gashi) ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri (Shkumbin Sekiraqa) ka vazhduar që të gjuaj në drejtim të tij” – përshkruhet tutje në aktakuzën që ka siguruar KALLXO.com. Me këto veprime Shkumbin Sekiraqa sipas prokurorisë ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.
E me të njëjtat veprime Sekiraqa dyshohet se kreu edhe veprën tjetër penale, atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Kjo pasi që i njëjti kishte përdorur armën e zjarrit në një vend publik dhe kishte rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë që kishin qenë në rrugë.
Një tjetër vepër penale që i ngarkohet Sekiraqës nga Prokuroria e Prishtinës është ajo e mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të armës pa leje. Shkumbin Sekiraqa në polici në deklarimin e tij kishte mohuar përfshirjen e tij në rast. “Çka kam thënë në polici është e vërtetë dhe nuk kam tjetër çka të shtoj tani nuk dua të deklarohem më.
Në polici ka deklaruar se nuk ka lidhje me rastin që ka ndodhur më datë dhe nuk e njeh të dëmtuarin Pajtim Gashi” – thuhet tutje në dosjen e prokurorisë. E Pajtim Gashi, i cili mbeti i plagosur në mars 2024, kishte deklaruar se në datën e lartëpërmendur ishte në afërsi të një biznesi familjar.
“Ka ardhë një person me veturë të kuqe, personi më është ofru dhe më ka thënë “pse po më këqyrë” ka filluar të më shaj me fjalë banale “çka k… po më këqyrë”, i kam thënë nuk jam ka të këqyri o vlla po shko rrugës tande ai më ka thënë se je ka më këqyrë shtremtë, pas kësaj ka vazhdu me veturë, kah objekti teposhtë vetura e ka pas derën e hapur dhe pse ishte duke vozitur ai e mbajtje derën qelë, mandej pasi që është largu diku 15 metra e ka ndalë derën ka dalë nga vetura është nis në drejtim të tij nuk i ka parë asgjë në dorë dhe ka filluar prapë të shajë”- ka shpjeguar Pajtim Gashi në prokurori ngjarjen e marsit.
Gashi kishte treguar për sulmin e më pas edhe për të shtënat me armë. “Me sa din ai ka shtënë 5-6 herë. Shkumbin Sekiraqën nuk e njeh nuk e ka njohur më parë dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme me të. Në polici nuk ka arritur që ta identifiku Shkumbin Sekiraqën, Pajtim Gashi”- thuhet tutje në dosje.
