Sasia e kafes që mund të pini çdo ditë pa rrezikuar shëndetin

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Një rishikim i studimeve më të fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) tregon se shumica e të rriturve mund të konsumojnë deri në pesë filxhanë kafe në ditë (rreth 400 mg kafeinë) pa rritur rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, ka shkruar USA Today.

Sipas studimit, përfitimet vlejnë kryesisht për kafen e zezë, pasi sasitë e mëdha të sheqerit, shurupeve me aromë dhe produkteve të qumështit mund të rrisin ndjeshëm kaloritë dhe të zvogëlojnë efektet pozitive të kafesë. Studiuesit paralajmërojnë se kjo sasi nuk vlen për pijet energjike me përmbajtje të lartë kafeine.

“Dozat e larta të kafeinës, si ato që gjenden në pijet energjike, mund të kenë efekte të dëmshme për zemrën dhe duhen shmangur”, ka thënë doktori Gregory M. Marcus, profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Sipas tij, konsumimi i tepërt i kafeinës mund të rrisë rrezikun për tension të lartë të gjakut dhe çrregullime të ritmit të zemrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, konsumimi i kafesë pa sheqer dhe pa shtesa të tjera është lidhur me një rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës, sulmin në tru, insuficiencën kardiake dhe disa lloje të aritmive.

Edhe Lifestyle 12 o. më parë Konsumimi i tepërt i ëmbëltuesve artificialë mund të lidhet me rënien e kujtesës Studimi vuri në dukje gjithashtu se kafetë e pafiltruara, si espresso, French press, kafeja turke dhe kafeja e zier, përmbajnë një substancë që mund të rrisë nivelin e kolesterolit të keq (LDL). Ekspertët theksojnë se nuk ekziston një rregull i njëjtë për të gjithë.

“Njerëzit reagojnë ndryshe ndaj kafeinës, në varësi të moshës, gjendjes shëndetësore, barnave që përdorin, faktorëve gjenetikë dhe mënyrës se si organizmi e metabolizon kafeinën”, ka përfunduar Marcus.

Burimi: Koha