Produkti më i ri i Tesla-s nuk është veturë, por një biçikletë për

0%

Tesla ka zgjeruar koleksionin e saj gjithnjë në rritje të produkteve të stilit të jetesës me diçka që synon fansat e saj më të vegjël. Krijimi më i fundit i prodhuesit të veturave është një biçikletë për fëmijë, e cila nuk do të dalë në shitje deri më 31 korrik. Duke gjykuar nga historiku i kompanisë, mund të mos qëndrojë në dispozicion gjatë.

Biçikleta është menduar për fëmijë të moshës dy deri në pesë vjeç. Montimi është i nevojshëm, megjithëse Tesla thotë se të gjitha mjetet e nevojshme përfshihen në kuti. Por, biçikleta vjen pa pedale. Fëmijët janë menduar thjesht të mësojnë të mbajnë ekuilibrin në dy rrota, ndërkohë që kanë gjithmonë mundësinë të ulin këmbët për të ndaluar lëvizjen.

Burimi: Telegrafi