Ferizaj me peticion del kundër “Uroshevacit”

0%

Shpërndaje në: Në Ferizaj është iniciuar peticioni, me të cilin kërkohet nga Kuvendi që në gjuhën serbe emri zyrtar i qytetit të mos jetë më Uroshevac, por edhe në këtë gjuhë të përdoret vetëm Ferizaj.

Nisma ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve të pushtetit, opozitës dhe qytetarëve, të cilët kanë argumentuar se emri Uroshevac është vendosur nga administrata serbe pas pushtimit të Kosovës në fillim të shekullit XX.

Nisma për ta hequr emrin “Uroshevac”, versioni zyrtar në serbisht i emrit të Ferizajt, ka bashkuar qytetarë të etnive të ndryshme, e edhe përfaqësuesit e pushtetit e të opozitës në këtë komunë. Bashkim Fazliu ka iniciuar peticionin, i cili do t’i bashkëngjitet kërkesës për ta hequr emrin e vënë në fillim të shekullit të shkuar, gjatë serbizimit të toponimeve në territoret e pushtuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e ka cilësuar moment historik këtë ngjarje. “Duke shfrytëzuar një të drejtë demokratike kemi nisur peticionin drejtuar Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit Urosevac.

Njëkohësisht kërkojmë që në të tri gjuhët – shqip, serbisht dhe anglisht – të përdoret vetëm emri Ferizaj në të gjitha dokumentet, tabelat, regjistrat, aktet ligjore dhe komunikimin zyrtar të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. I pari që e ka dhënë firmën në peticion është kryetari i komunës, Agim Aliu, i cili ka folur për historikun e emrit të Ferizajt.

“Është një drejtësi, sepse Ferizaj ka lindur 153 vjet më parë me emrin Ferizaj, ndërsa emri Urosevac është vendosur nga administrimi i dhunshëm pas vitit 1912”, ka deklaruar Aliu.

Edhe Arbëri 7 o. më parë Ferizaj kërkon heqjen e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar, nisin nënshkrimet Nisma u mbështet edhe nga kryetarja e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Fatbardha Zogaj Reka, e cila ka thënë se çështja është shtruar edhe në Kuvend.

“Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë aty ku është interesi i qytetarëve të Ferizajt, qytetarëve të shtetit tonë, të kudo ata që qofshin. Iniciativa të tilla kanë pasur edhe grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kohë më parë, edhe sigurisht e dini pak kohë më parë”, ka thënë ajo.

E, qytetarë të komunës e kanë mirëpritur nismën dhe kanë shprehur pritjen që peticioni të firmoset masivisht. “Do ta nënshkruajnë, do t’i mbledhim diku mbi 30.000 nënshkrime edhe tash që ta drejtojmë drejt deputetëve, Kuvendit të Kosovës dhe me heqë këtë padrejtësi që i është bërë Ferizajt”, ka thënë Sabedin Mustafa.

“Ferizaj është emër i vjetër, më pastaj strukturat politike të atëhershme të Serbisë e kanë lënë emrin Uroshevac. Unë mendoj se duhet të ketë ndikim, sepse origjinaliteti i këtij emri të qytetit të Ferizajt”, është shprehur Lumni Salihu.

Edhe Arbëri 32 min. më parë Rrëzohet aktgjykimi dënues ndaj dy të akuzuarve për thirrje për xhihad Thuajse, të gjithave vendbanimeve në Kosovë, Serbia ua ka ndryshuar emrat gjatë kohës së pushtimit. Ato nuk janë ndryshuar pas çlirimit meqë, këtë nuk e ka lejuar fillimisht administrata ndërkombëtare.

E, pas pavarësisë kjo është pamundësuar nga vetoja që serbët kanë në vendimmarrjen për një numër ligjesh, përfshirë atë për kufijtë administrativë të komunave, në të cilin janë emrat e qyteteve dhe fshatrave.

Burimi: Koha