Sipas të dhënave të përditësuara në orën , pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Kolona e automjeteve në këtë pikë ka arritur në rreth 300 metra. Në Jarinjë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 40 deri në 50 minuta, ndërsa kolona është rreth 150 metra.
Në dalje pritjet janë nga tre deri në pesë minuta. Në Han të Elezit pritjet janë rreth 20 minuta në të dyja drejtimet, me kolona deri në 50 metra, ndërsa në Bërnjak dhe Merdarë pritjet në hyrje janë nga 10 deri në 15 minuta dhe kolonat rreth 100 metra. Në pikat e tjera kufitare pritjet për automjete janë kryesisht nga tre deri në pesë minuta, pa kolona.
Për kamionët, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë nga tre deri në pesë minuta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
