Shpërndaje në: Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka theksuar edhe një herë tjetër se nuk ndjen keqardhje për vendimet e marra në gjysmëfinalen që Anglia e humbi ndaj Argjentinës. Argjentina fitoi 2:1 me rikthim të rezultatit në gjysmëfinale të Botërorit, ndërsa Tuchel pas ndeshjes u kritikua për lojën defansive shumë të hershme në këtë ballafaqim.
Anglia luan me Francën sonte nga ora në Miami për medalje të bronztë. “Nëse më pyesni nëse ndjej keqardhje për vendimet, ju them që jo. Nuk i bie pishman për vendimet, sepse e ndjeva që u bëmë shumë pasiv. Kam bërë disa vendime, i kam besuar instinktit, intuitës, eksperiencës dhe mora vendim për ta ndihmuar ekipin dhe për të marrë rezultat. Do të më vinte keq nëse nuk do të ndihmoja.
Do të më vinte keq nëse nuk do të reagonim, por nuk jam pishman për vendimet”, theksoi Tuchel. Tuchel ka shtuar më pas se nëse Anglia fiton ndaj Francës, do të jetë rezultati më i mirë në Kupën e Botës në 60 vjet.
Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Tucheli vlerëson “zemrën e Anglisë” që përballoi stuhinë meksikane Anglia e fitoi Botërorin e vitit 1966 dhe i ka humbur më pas të dy ndeshjet për vend të tretë, në vitin 1990 dhe 2018. Ai ka ritheksuar të premten se askush nuk dëshiron të luajë në këtë ndeshje.
