Irani ka pezulluar angazhimet e tij ndaj marrëveshjes paraprake,

0%

Irani ka pezulluar angazhimet e tij në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU), të arritur mes Teheranit dhe Uashingtonit muajin e kaluar, ka deklaruar një zyrtar i Ministrisë së Jashtme iraniane, përcjell Bota sot.

Kazem Gharibabadi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, në komentet e raportuara nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, akuzoi Shtetet e Bashkuara se i kanë pezulluar tashmë angazhimet e tyre. Gharibabadi shtoi: “Edhe ne i kemi pezulluar angazhimet tona; nuk po i zbatojmë ato dhe jemi të angazhuar në mbrojtjen e vendit tonë.”

Burimi: Bota Sot