Irani ka sulmuar Arabinë Saudite gjatë natës, për herë të parë në gati tre muaj, kanë bërë të ditur dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell Bota sot. Sulmet aktivizuan alarmet e paralajmërimit të hershëm në Al-Kharj, në lindje të kryeqytetit Riad, si dhe në Yanbu, përgjatë bregut të Detit të Kuq.
Burimet shtuan se një nga sulmet kishte në shënjestër bazën ajrore Prince Sultan në Al-Kharj, ku janë të stacionuara forca amerikane. Mediet shtetërore saudite raportuan se alarmet e paralajmërimit të hershëm ishin aktivizuar, por nuk dhanë detaje se çfarë i kishte shkaktuar ato. Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) nuk i kanë përmendur sulmet ndaj Arabisë Saudite.
