Reperi i njohur kanadez Drake ka vendosur një bast të madh për finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, ka vënë 1.5 milionë dollarë, rreth 1.28 milionë euro, në fitoren e Argjentinës.
Drake publikoi në Instagram një fotografi të bastit të vendosur në platformën “Stake”, vetëm pak orë para finales që zhvillohet në “New York New Jersey Stadium”. Në rast se Argjentina shpallet kampione bote, reperi pritet të arkëtojë mbi 5 milionë dollarë, apo rreth 4.36 milionë euro. Krahas fotografisë së bastit, ai shkroi me humor: “Cila ishte ajo shprehja?
Më shumë fat herën tjetër…”, duke shprehur hapur besimin te kombëtarja argjentinase. Drake njihet për bastet e tij të mëdha sportive, por edhe për disa humbje të bujshme. Së fundmi, ai humbi rreth 850 mijë euro pasi Conor McGregor u mposht nga Max Holloway në UFC.
Në rrjetet sociale prej vitesh qarkullon edhe teoria e njohur si “Mallkimi i Drake”, sipas së cilës ekipet ose sportistët që ai mbështet publikisht shpesh përfundojnë duke humbur. Tashmë mbetet të shihet nëse Argjentina do ta fitojë trofeun dhe do ta thyejë këtë “mallkim” në finalen ndaj Spanjës.
Drake has gone big on Argentina in the World Cup Final 👀 A $5.1M payout awaits on Stake, if they beat Spain in regular time. pic.twitter.com/VMkPFTK951 — Stake.com (@Stake) July 18, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
