Sulm me thikë në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për vrasje në

0%

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas hetimeve fillestare, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë një burrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në sulm.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com