Olivia Attwood dhe Pete Wicks u panë duke shkëmbyer një puthje pasionante gjatë daljes së tyre të parë publike si çift në Londër të premten. Çifti i ri, i cili e bëri lidhjen zyrtare në Instagram këtë javë, nuk i kursyen përkëdheljet dhe afërsinë teksa dolën për të kaluar pak kohë vetëm.
Pas disa muajsh duke lënë të kuptohej për romancën e tyre, Olivia dhe Pete shfaqën hapur dashurinë e tyre pas festës së lansimit të koleksionit të ri të Olivias me Tatti Lashes. Olivia, 35 vjeçe, dhe Pete, 37 vjeç, u panë duke u puthur me pasion përpara se të largoheshin së bashku me një veturë private.
Këtë javë, Pete publikoi në Instagram një sërë fotografish romantike nga pushimet e tyre në Ibiza, duke konfirmuar zyrtarisht lidhjen. Ai e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Mendoj se dikush duhej ta bënte hapin i pari… IBIZA.” Miku i tij më i mirë, Sam Thompson, reagoi menjëherë duke komentuar: “Kurrë nuk e kam menduar se do ta shihja ditën kur TI do ta bëje zyrtare një lidhje!
Nuk mund të jem më i lumtur për ty, vëlla.” Olivia dhe Pete thuhet se kanë nisur lidhjen në muajin shkurt, pasi ajo u nda nga bashkëshorti i saj, Bradley Dack. Javën e kaluar, ata u panë shumë të afërt gjatë pushimeve të tyre në Ibiza.
