Manev: Nuk u mendova shumë për opsionin Shkëndija

0%

Mbrojtësi i Maqedonisë së Veriut, Jovan Manev, ka ndarë përshtypjet e tij të para menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me KF Shkëndija. Ai shprehet i lumtur dhe i motivuar për këtë aventurë të re në karrierën e tij. Rikthimi në vendlindje me përvojë ndërkombëtare… Jovan Manev: “Po si fillim i lumtur jam që do të jem pjesë e Shkëndijës.

Pas pesë-gjashtë vitesh po kthehem në Maqedoni. Normalisht që ajo është një eksperiencë shtesë që e kam fituar në nivel ndërkombëtar. Dhe siç thashë, lumturi, motivim i ri dhe shpresoj në shëndet dhe në sukses, si për mua, ashtu edhe për Shkëndijen, që kjo të jetë diçka më e mira për të dyja palët.” Vendimi për të ardhur…

Jovan Manev: “Po si fillim kam qenë edhe në klube të tjera në nivel ndërkombëtar, por gjithashtu Shkëndija për nga organizimi dhe si klub i madh është në një nivel të ngjashëm me ato klube, dhe nuk u mendova shumë për opsionin Shkëndija, sepse jam i udhëzuar dhe e di se çfarë klubi është Shkëndija.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe jam i gatshëm të jap maksimumin si në çdo stërvitje, ashtu edhe në ndeshje, për të arritur rezultate të mira me Shkëndijen.”N djenja e të luajturit në vend për një klub që synon titullin… Jovan Manev: “Po normalisht presioni është shumë më i madh, sepse Shkëndija është klub që lufton për vendin e parë, për kampion të Maqedonisë.

Por ai është një motivim shtesë që të jesh më i mirë dhe ta bartësh eksperiencën tënde, dhe të japësh maksimumi nga vetja. Ai presion e nxjerr maksimumin nga ti dhe jam i gatshëm ta jap atë.” Aambiciet me fanellën e Shkëndijës… Jovan Manev: “ Kam ambicie, po të mos kisha ambicie nuk do të vija te Shkëndija.

Por ambiciet, dhe i lumtur jam që po vij këtu, sepse dua që të arrijmë rezultate të mira në Evropë dhe normalisht të bëhemi kampionë të Maqedonisë..

Burimi: Bota Sot