Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri, këngën me dy pjesë të titulluar: PZ & ZMR. Videoklipi i këngës është realizuar me një animacion që pasqyron mjaft qartë reperin nga Ferizaj dhe partneren e tij, Lotina Hazirin. Personazhet i ngjajnë çiftit dhe tregojnë në mënyrë kronologjike lidhjen e tyre, përfshirë dhe momentin e veçantë të shtatzënisë.
Kënga është një lavd për dashurinë dhe iu dedikohet të dashuruarve.
Burimi:
Bota Sot
