Shpërndaje në: Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e Morgan Rogersit nga Aston Villa, shkruan të shtunën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Klubi londinez do të paguajë rreth 117 milionë funte për mesfushorin me tipare sulmuese. Rogers do të nënshkruaj kontratë gjashtëvjeçare me Chelsean.
Rogers shihet si një përforcim i rëndësishëm për projektin afatgjatë të Chelseat. 23-vjeçari të hënën do t’i kryej testet mjekësore. Anglezi do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit londinez. Edhe Futboll 7 muaj më parë Chelsea siguron vend në gjysmëfinale të Kupës EFL Ai pjesë e Villas është nga viti 2024 kur ishte transferuar nga Middlesbroughi për 9.4 milionë euro.
Rogers me Villan ka zhvilluar 125 ndeshje, derisa ka kontribuar me 31 gola dhe 29 asistime.
