Mbi 1 mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore, ndërpritet furnizimi me

0%

Shpërndaje në: Më shumë se një mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gostivarit ditëve të fundit për shkak të problemeve me stomak. Pas alarmit fillestar, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në Maqedoni të Veriut e ka ndaluar përdorimin e ujit për pije nga sistemi i ujësjellësit të Gostivarit.

Siç thuhet në njoftimin e AUV-së, të cituar nga “zhurnal”, ky ndalim u bë deri në marrjen e rezultateve të plota. Dyshimet janë që në gypin kryesor të ujësjellësit, pa miratim është vendosur një pompë që çonte direkt ujë nga lumi Vardar në sistemin e furnizimit me ujë. Ndërkaq nga Spitali i Gostivarit kanë konfirmuar se qytetarët që kanë kërkuar ndihmë kanë pasur shqetësime me stomakun.

Sipas raportimeve, qytetarët kanë pasur diarre, dhimbje të forta në bark e marramendje. Lidhur me situatën në Gostivar, kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, ka thënë se do të kërkohet përgjegjësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha