Deponia në Sferkë të Pejës në zjarr, Bajrami: Ku është shteti?

0%

Deputetja e zgjedhur nga LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video nga deponia në Sferkë të Pejës, e cila u përfshi nga zjarri disa ditë më parë Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se mbrëmjen e së shtunës ka vizituar deponinë për të parë nga afër masat që, sipas saj, janë ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse.

“Sonte në ora erdha te deponia për të parë masat që ka ndërmarrë ministria. Gjendja është ajo që shihet në video. Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj ane tash e katër ditë nuk guxojnë të dalin jashtë e as t’i hapin dritaret për shkak të tymit toksik nga deponia? Të veprohet menjëherë, s’ka kohë për arsyetime. Të shuhet zjarri dhe të mbyllet deponia.

Stop kësaj katastrofe ekologjike!”, ka shkruar Bajrami.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi