Irani vret dy ushtarë amerikanë në Jordani

0%

Shpërndaje në: Dy ushtarakë amerikanë janë vrarë dhe një është raportuar i zhdukur, si pasojë e sulmeve iraniane në Jordani, ka njoftuar Ushtria amerikane të shtunën. “Më 17 korrik, dy pjesëtarë të shërbimit amerikan në Jordani u vranë në aksion, përderisa Komanda Qendrore e SHBA-së dhe forcat partnere mbroheshin nga sulmet me raketa balistike dhe dronë iranianë.

Përveç kësaj, një pjesëtar tjetër është i zhdukur”, u tha në njoftim. Katër të tjerë janë lënduar, por se janë liruar nga spitalet. Ushtria ka bërë të ditur se do ta mbajë identitetin e fshehtë deri sa të njoftohen të afërmit. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për rastin e parë që ushtarë amerikanë kanë vdekur nga sulmet direkte iraniane.

Deri tash, nga nisja e luftës 16 pjesëtarë të forcave amerikane kanë vdekur dhe 430 janë lënduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha