Irani pezullon marrëveshjen me SHBA-në

0%

Shpërndaje në: Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka thënë të shtunën se kanë pezulluar angazhimet ndaj Memorandumit të Mirëkuptimit dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të marrëveshjes të arritur mes dy vendeve muajin e kaluar.

“Irani nuk po i zbaton angazhimet e veta në marrëveshje sepse është i zënë duke mbrojtur vendin”, ka thënë Gharibabadi në komentet televizive të transmetuara nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars.

Ndërkohë amabsadori i Iranit në Pakistan, Reza Amiri Moghadam, ka akuzuar SHBA-na se e kanë interpretuar Memorandumin e Mirëkuptimit në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me kushtet e tij, duke fituar kontroll mbi pjesë të Ngushticës së Hormuzit për të arritur atë që, sipas tij, nuk e arritën në fushën e betejës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Moghadam u shpreh se ishte e qartë se pala iraniane nuk do ta pranonte një interpretim të tillë arbitrar, i cili, sipas tij, shkelte hapur Memorandumin e Mirëkuptimit.

“Tani, SHBA-ja ka nisur një luftë në kundërshtim me kushtet e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke shkatërruar infrastrukturën”, deklaroi ambasadori iranian. Se memorandumi nuk është më në fuqi ka deklaruar më herët edhe presidenti amerikan Donald Trump. Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë për bisedime për marrëveshje përfundimtare.

Edhe Botë 1 muaj më parë Irani pezullon bisedimet me SHBA-në shkaku i luftës së intensifikuar izraelite në Liban Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit u nënshkrua më , me synimin për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të krijuar një periudhë 60-ditore negociatash drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes.

Dokumenti parashihte një armëpushim, fillimin e heqjes së bllokadës detare amerikane, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për kalimin e sigurt të anijeve tregtare, si dhe zhvillimin e negociatave brenda 60 ditëve për çështjet kryesore, përfshirë programin bërthamor të Iranit, lehtësimin e sanksioneve dhe një marrëveshje të përhershme mes dy vendeve.

Por memorandumi u prish pasi të dyja palët nisën sulme ndaj njëra-tjetrës ditë më parë.

Burimi: Koha