Për herë të parë institucionet parashkollore publike në Shtime e Podujevë po punojnë edhe gjatë sezonit veror. Edukatorët e çerdhes në Shtime po mbajnë kujdestari dy ditore, kurse ato të çerdhes në Podujevë nga një javë. Ndonëse, Ministria e Arsimit thotë se nuk është e njoftuar për organizimin e punës në këto institucione gjatë kësaj periudhe.
Albiona Qorrolli, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së çerdhes “Albiona Asllani” ka thënë për KALLXO.com, se disa prindër u kanë kërkuar që të punojnë edhe gjatë verës. Kështu, i kanë rreth 21 fëmijë të regjistruar në këtë kohë në çerdhe.
“E kemi vendosë çerdhen atje tek rruga “Emin Musliu” për arsye që është pak ma e vogël edhe janë deklaruar pak fëmijë që do të vijojnë gjatë sezonit veror… Mirë po funksionon, nuk kemi hasë në ndonjë ngatërresë ose ndonjë ankesë të prindërve. Prindërit janë të kënaqur.” – ka deklaruar Qorrolli.
Ajo ka thënë se janë katër edukatore gjithsej brenda dy ditësh që mbajnë kujdestari, varësisht nga numri i fëmijëve që qëndrojnë gjatë ditës nga ora deri në apo nga mëngjesi deri në ora . “Ne kemi lënë edhe një opsion rezervë, nëse rritet numri [i fëmijëve] të kemi edhe edukatore shtesë.” – tha ajo.
Kur u pyt nëse çerdhja është e sigurt për fëmijët në raport me numrin e edukatorëve që do t’ju shërbejnë, Qorrolli tha “shumë e sigurt”. Sipas Qorrollit, çerdhja “Albiona Asllani” i plotëson kushtet e klimatizimit, ushqimit cilësor, vendqëndrimit për të fjetur dhe ka ambient të pastër.
Por, Xhavit Bungu, kryetar i Këshillit të Prindërve në komunë të Shtimes, tha se nuk ishte në dijeni se çerdhja “Albiona Asllani” në qytet funksionon edhe gjatë verës.
Në fund të qershorit këtë vit, Bungu tha se kanë mbajtur një mbledhje në Komunë të Shtimes, në kuadër të Këshillit për Bashkësi Lokale, ku kishte marrë pjesë një përfaqësues i DKA-së, por nuk ishte folur se çerdhja do të funksiononte gjatë sezonit veror.
“Për mendimin tim, unë kisha thanë që nuk ka pasë edhe nevojë ndoshta gjatë pushimit të verës parashkollorët të vazhdojnë, sepse ata nuk janë ndonjë pjesë e nxënësve që kanë ngec aq shumë edhe duhet me arrit mungesën me kompletu, m’i zëvendësu mungesat. Ata edhe ashtu janë shumë të vegjël, mirëpo tash po e kuptoj prej juve që paska vazhdu.” – tha Bungu për KALLXO.com.
Bungu tha se asnjë prind nuk e ka lajmëruar për këtë çështje. Pas interesimit të KALLXO.com, Inspektorati i Arsimit në Ferizaj, po ashtu edhe Ministria, janë interesuar të kuptojnë për mënyrën e funksionimit të çerdhes në Shtime. “Ne kemi kontaktuar zyrtarët përgjegjës të DKA-së [Shtime].
Sipas tyre, asnjë edukatore nuk është privuar nga e drejta e pushimit, duke pasur parasysh se në institucion janë të angazhuara rreth 30 edukatore.” – kanë thënë nga Inspektorati i Arsimit.
Sipas nenit 33 të Ligjit të Punës, pushimi vjetor i arsimtarëve të të gjitha niveleve, edukatorëve dhe personelit tjetër arsimor dhe administrativ nëpër shkolla dhe në institucionet e tjera edukativo-arsimore, shfrytëzohet në kohën e pushimeve verore të shkollave dhe mund të zgjasë deri sa të zgjasë pushimi nëpër institucionet edukativo-arsimore.
Drejtoria e Arsimit në Shtime e ka dhënë pëlqimin e saj që çerdhja në rrugën “Emin Musliu” të funksionojë në periudhën deri . “Më është marrë vendimi nga DKA që një institucion parashkollor të punoj gjatë sezonës verore, por kuptohet pa ju mohuar asnjërit punonjës pushimi vjetor që u takon sipas dispozitave ligjore.
Ky vendim është marrë duke pasur parasysh nevojën e prindërve për qëndrim të fëmijëve të tyre në çerdhe meqë janë duke punuar.” – ka thënë Lulzim Sahiti, udhëheqës i sektorit të Arsimit në Shtime. Sahiti e mohon të kenë pranuar ndonjë ankesë nga stafi për këtë çështje. Kurse, Qorrolli tha se ka edukatorë që po e shfrytëzojnë pushimin vjetor aktualisht.
“Edukatoret do ta kenë pushimin vjetor ashtu siç i takon në legjislacionin në fuqi d.m.th. 20 ditë pune, përveç dy ditëve, të cilat kujdestaria do t’ju kompenzohet pas datës 15 gusht. Disa e kanë shfrytëzu këtë dy ditësh para datës 14 [korrik] dhe nëse ka mbet ndonjë e shfrytëzojnë pas datës 14 gusht.” – ka shpjeguar Qorrolli.
Rreth 12 kilometra larg tyre, në komunën fqinje, Ferizajn, Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit deklaron se gjithmonë vendosin që nga data deri , tri çerdhet publike në qytet të jenë në pushim. “Prej se jam unë drejtor, viti i 9-të që jam, unë e kam ndjekë këtë rregull gjithmonë… I lajmërojmë prindërit një muaj më herët dhe nuk kemi asnjë ankesë për këtë.” – tha Llabjani.
Edhe në çerdhen “Armela 2” në Podujevë po punojnë nga katër edukatore brenda javës me kujdestari, nga dy edukatore gjatë ndërrimit të paradites dhe pasditës. Për Ministrinë, çështja e pushimeve në institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme rregullohet me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026.
“Sipas nenit 8, paragrafi 5, pushimet verore për këto institucione rregullohen nga institucionet përkatëse në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, gjatë periudhës nga 1 korriku deri më 15 gusht, brenda së cilës planifikohet edhe shfrytëzimi i pushimit vjetor në përputhje me Ligjin e Punës.” – thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Afërdita Salihu, drejtoreshë e këtij institucioni parashkollor ka thënë për KALLXO.com se janë regjistruar 25 fëmijë për të qëndruar në çerdhe gjatë sezonit veror, nga ora deri . “Mirë shumë është duke shku procesi, çdo ditë po shkoj në mëngjes po i vizitoj…
Kur kthehemi ne në punë më 17 gusht, atyre [edukatoreve] pastaj u takon një javë ditë pushim, ose javën e parë ose të dytën kur kthehemi.” – ka deklaruar Salihu. “Me vetë dëshirë [edukatoret] janë ardhë edhe janë sistemu, janë me kujdestari çdo javë.” – shtoi ajo.
Salihu ka thënë se për disa fëmijë ka qenë ndryshimi i objektit dhe edukatoreve, pasi nuk kanë qëndruar gjatë vitit në të njëjtin objekt dhe me edukatoret që kanë tani. “Pak ka ndiku ditën e parë, po këta gjithsesi janë adaptu fëmijët. Nuk po kemi telashe.” – tha Salihu duke bërë të ditur se i kanë kushtet e klimatizimit, ushqimit dhe higjienës në çerdhe.
Hana Haziri, eksperte e arsimit parashkollor tha se kur kopshtet mbyllen gjatë sezonit veror, prindërit detyrohen të paguajnë kopshte private apo t’i dërgojnë në qëndrim ditor. Sipas Hazirit, është komuna ajo e cila përcakton se sa javë kopshtet duhet të mbyllen. “Zakonisht bjen numri i fëmijëve, nuk është i njëjti si gjatë procesit të mësimit në muajt intensiv edukativ…
Është shumë e pranueshme që kopshti duhet me qenë aktiv edhe gjatë verës që m’i akomodu fëmijët që prindërit nuk kanë ku e lënë një fëmijë 3-4 vjeçar, derisa janë të obliguar të shkojnë në punë.” – tha Haziri. “Për që bëhen kombinime nëpër kopshte të ndryshme, variacione të ndryshme. A janë gjithmonë më të qëlluarat?
Aty me siguri ka gjithmonë mundësi për përmirësim, po edhe ato kanë mundësi për shkak se menaxhmenti e dinë çfarë numri të fëmijëve pret, cili numër i edukatorëve është.” – ka shpjeguar ajo. Haziri përmendi se në kohën kur disa kopshte mbyllen, ka renovime, ngjyrosje, pastrim të kopshtit që nuk preferohet fëmijët të jenë prezent.
