Shpërndaje në: Politikani gjerman Jens Spahn është dorëhequr nga posti i kryetarit të grupit parlamentar qeverisës CDU/CSU, pasi ai dhe partneri i tij përdorën një grua surrogate për t’u bërë prindër, edhe pse më herët e kishte kritikuar si praktikë dhe partia e tij e kishte kundërshtuar. Ky proces është i ndaluar në Gjermani.
Vetë Spahn refuzoi ta zbuste politikën kur ishte ministër i Shëndetësisë më 2020, prandaj ai dhe partneri i tij, Daniel Funke, përdorën një nënë në SHBA.
Edhe pse më 2015 ishte shprehur se “si burrë homoseksual dhe i krishterë, personalisht e kam të vështirë të pranoj idenë e një mitre me qira”, Spahn këtë të mërkurën tha për gazetën “Bild” se është bërë me fëmijë dhe se “kjo ndjenjë nuk mund të përshkruhet me fjalë”. Çështja ka nxitur debat në Gjermani. E të shtunën, Spahn ka njoftuar për dorëheqjen.
Ai ka thënë se e ka kuptuar që “lumturia e tij personale për të krijuar një familje nuk është e pajtueshme me funksionin e tij politik”. Ai ka theksuar se përgjegjësia e lartë që e kërkon posti i tij politik dhe debati publik rreth çështjes së nënës bartëse e kanë bërë të qartë se jeta e tij private dhe detyra e tij politike nuk mund të ndahen plotësisht nga njëra-tjetra.
Sipas raportimeve në Gjermani, vetë kancelari Friedrich Merz (CDU) i kishte kërkuar Spahnit të japë dorëheqjen. Edhe Botë 8 muaj më parë Zelensky shkarkon ministrat e akuzuar për përfshirje në skemën e ryshfetit Surrogacia është proces kur një nënë e vë në dispozicion trupin e saj për të mbartur dhe lindur një fëmijë dhe zakonisht paguhet për këtë.
CDU-ja e kundërshton këtë praktikë dhe e konsideron çështje me rëndësi të veçantë. Madje, në shkurt 2026, partia e rikonfirmoi këtë qëndrim në kongresin e saj federal. Fëmija që Spahn e ka marrë tash është një djalë nga një grua që ishte shtatzënë me partnerin e Spahnit, Daniel Funke. Në disa shtete të SHBA-së, kjo është e lejuar. Nga ana juridike, çifti nuk rrezikon pasoja në Gjermani.
Sipas ligjit gjerman, përgjegjësi penale mund të kenë vetëm mjekët ose ndërmjetësit e përfshirë në amësinë zëvendësuese. Nuk është e ndaluar të rritet në Gjermani një fëmijë i lindur jashtë vendit nga një nënë zëvendësuese.
