“Ishte mirë, por jo perfekte”, tha gjimnastja sovjetike Larissa Latynina, olimpianja më e dekoruar në histori, më , pak minuta pasi kishte qenë dëshmitare e tërmetit më të madh që kishin parë ndonjëherë Lojërat Olimpike. Nadia Comaneci ishte vetëm 14 vjeç, në Montreal, kur bëri historinë.
“Nuk kisha idenë se çfarë kishte ndodhur”, kujton vetë legjenda, tani ambasadore e Fondacionit Laureus. “Tabela e rezultateve nuk ishte vendosur për të treguar 10. Askush nuk mendonte se kjo ishte e mundur, kështu që shfaqej 1.00. Mendonim se diçka nuk shkonte me tabelën e rezultateve. Një shok skuadre tha: ‘Mendoj se është 10, sepse nuk mund të jetë një’.
Pastaj filloi muzika kështu që nuk pata kohë të mendoja dhe nuk e dija që po bëhej historia. Askush nuk ma tha deri shumë më vonë”, kujton gjimnastja, e cila me provën e saj mori notën 10-të.
