Franca dhe Anglia do të zbresin sot në orën në fushën e Floridës për medaljen e bronztë, një objektiv që nuk ishte në planet e asnjërës skuadër. Kjo ndeshje ka edhe një domethënie të veçantë, pasi Didier Deschamps drejton për herë të fundit përfaqësuesen franceze, duke mbyllur një epokë të artë të kurorëzuar me titullin botëror në vitin 2018.
Franca vjen pas humbjes 2–0 ndaj Spanjës në gjysmëfinale, por më parë kishte regjistruar 7 fitore radhazi. Edhe Anglia mbërrin e zhgënjyer, pasi humbi 2–1 ndaj Argjentinës, duke shpërdoruar avantazhin në minutat e fundit.
Vendimet e Thomas Tuchel e vendosën trajnerin në qendër të kritikave, ndërsa anglezët synojnë të shmangin humbjen e tretë në historinë e tyre në një finale për vendin e tretë. “Askush nuk dëshiron të luajë këtë ndeshje. Të gjithë duan të jenë në Nju Jork, por është një sfidë zyrtare e Kupës së Botës.
Është një mundësi për të arritur rezultatin më të mirë të Anglisë në 60 vitet e fundit”, pohoi Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë. “Ndiej përgjegjësinë time për ndeshjen që kemi përpara. Nuk është një ndeshje miqësore. Nuk është ajo që do të kishim preferuar të luanim, por ekziston një ndeshje për vendin e tretë”, d eklaroi Didier Deschamps, trajneri i Francës.
Historia e përballjeve favorizon Francën, që ka fituar 6 nga 9 takimet e fundit mes dy skuadrave, ndërsa Anglia ka vetëm 1 fitore në këtë periudhë.
